Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mundi t’i shpejtojë
një këpucë që iu lëshua nga një prej të pranishmeve gjatë një fjalimi në
Las Vegas.
“Mos më hodhën dicka?-pyeti ajo. – Mos është pjesë nga Cirku i Diellit. Falenderoj Zotin qe nuk dinte të luante softboll si unë”.
Ish-Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara- më pas reflektoi për incidentin dhe qetesisht e cilësoi si “atmosferë dhe sjellje ne politike- që reflekton ekstremizëm. “Nuk është kjo mënyra se si funksion demokracia- tha ajo”.
Gruaja qe hodhi kepucën u mor nga policia. Sipas zedhenesit te sherbimit sekret ajo nuk ishte e ftuar në fjalimin e Clinton-it dhe ishte vene re nga agjentet dhe rojet e sigurise, pak perpara incidentit. Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit dhe senatorja demokrate e New York-ut qe mendon te kandidoje per zgjedhjet presidenciale te vitit 2016 po udhëton në të gjithë vendin dhe po mban fjalime për organizatat e industrisë dhe duke u shfaqur përpara zgjedhësve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike.
Hedhja e kepuceve kundër figurave politike është shndërruar në një formë proteste në shumë vende të botës. Në vitin 2008 u vu në shenjester Presidenti amerikan Xhorxh W Bush, gjatë konferences per shtyp ne Bagdad, me Kryeministrin irakian.
Top Channel