Obama: Burwell për sekretare Shëndetësie

11/04/2014 00:00

Presidenti Barack Obama njoftoi të premten se do të kandidojë Sylvia Mathews Burwell për të marrë postin e sekretares së Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale. Burwell, aktualisht mban postin e drejtoreshës së Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit.

Obama lavdëroi Kathleen Sebelius, sekretaren në largim, për punën që ka bërë deri më sot. Ai tha se ajo do të “mbetet në histori” për shërbimin si sekretare, në momentin kur Shtetet e Bashkuara “deklaruan më në fund këtë kualitet: Kujdesi i Përballueshëm Shëndetësor” do të jetë një e drejtë për çdo shtetas amerikan.

Obama tha më pas se “do të më mungojnë këshillat e saj. Do të më mungojë shoqëria e saj, si dhe zgjuarsia e saj”.

Ndërsa lavdëronte Sebelius-in, Obama pranoi problemet e para të implementimit të Aktit për Kujdes të Përballueshëm, por nën drejtimin e saj si sekretare e Shërbimeve Shëndetësore dhe Sociale, Obama tha se “ekipi i saj ktheu kokën pas, e riparoi difektin, e përfundoi punën dhe shifrat e fundit flasin vet në favor të tyre”, duke iu referuar 7,5 milionë amerikanëve që nënshkruan për “Obamacare”.

Top Channel