Kush ka flokët më të bukura

11/04/2014 00:00

Yjet më në zë të botës së showbizit i nënshtrohen shpesh ndryshimit të modelit të flokëve, duke u përpjekur për të qenë sa më në unison me modën.

Në faqen e internetit yahoo.com është bërë një klasifikim i bukurosheve të Hollivudit, për mënyrën që kanë zgjedhur të të krehurit, disa nga dëshira dhe disa nga “halli”.

E para në listë është këngëtarja Taylor Swift, e cila ka zgjedhur një model të shkujdesur, ndoshta për t’u dukur më e shkathët dhe e zhdërvjellët.

Të gjithë e pamë aktoren Margot Robbie të parakalonte në tapetin e kuq në ceremoninë e çmimeve Oscar dhe të gjithë nuk mundëm të mos shihnim flokët e saj, të shndërruara nga bjonde në të zeza, për rolin në filmin “Z for Zachariah”.

Edhe Katie Holmes nuk mbeti mbrapa, duke ndryshuar si modelin edhe ngjyrën e flokëve, duke zgjedhur diçka më të çrregullt dhe më të çelët.

Vitin e kaluar Jennifer Aniston iu drejtua stilistit të saj për t’u kthyer në epokën e famshme të “Friends”, por së fundmi ajo ka ndryshuar ngjyrën në gështenjë, për rolin në filmin “Cake”.

Janë të pakët njerëzit që duken aq mirë sa Emma Stone me çdo ngjyrë flokësh, por refleksi i kuq që u ka vënë së fundmi e bën atë të duket më mirë se kurrë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel