Gazi rus, reagon SHBA

11/04/2014 00:00

Menjëherë pas paralajmërimeve të Putin-it, për shkurtim të mundshëm të furnizimit me gaz për shkak të vonesave të pagimit të detyrimeve nga Ukrainës, ka ardhur edhe reagimi i SHBA-ve.

SHBA ka akuzuar Rusinë se po përdor burimet e veta të energjisë si një mjet shtrëngimi në përpjekje për të kontrolluar Ukrainën.   

Reagimi ka ardhur nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, e cila deklaroi se çmimi i gazit, i pretenduar nga Rusia, nuk ishte i vendosur nga forcat e tregut dhe Uashingtoni po bisedonte me Ukrainën për një mundësi financimi nga SHBA-ja.

Ndërkohë edhe NATO ka mbrojtur saktësinë e imazheve satelitore, të cilat tregojnë trupat ruse, në javët e fundit, pranë kufirit me Ukrainën.

NATO thotë se imazhet, e zbuluara gjatë të enjtes, paraqesin rreth 40 mijë trupa ruse pranë kufirit me Ukrainën, në fund të Marsit dhe në fillim të Prillit.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të publikohen edhe imazhe të tjera për të hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se pamjet janë të rreme.   

FOTO GALERI
1/3

Top Channel