Basha: Rama ka bllokuar Tiranën

11/04/2014 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha akuzoi sërish të premten kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar qëllimisht prej 3 muajsh tashmë buxhetin e Bashkise së Tiranës, gjë që sipas Bashës ka bllokuar cdo punë të bashkisë së kryeqytetit.

Të premten kryebashkiaku i Tiranës përuroi kopshtin nr.35 në kryeqytet i rikonstruktuar me fonde te bashkise. Sipas Bashës ky institucion ku femijet do te edukohen do te ofroje kushtet dhe standardet me te larta per ngrohjen, ushqimin dhe fjetjen e tyre.

“Konflikti politik absurd i nisur, i dirigjuar dhe i drejtuar personalisht nga zoti Edi Rama, ka marrë peng buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Hiq dorë nga marrja e buxhetit të qytetarëve! Çlirojë buxhetin! Buxheti u takon qytetarëve dhe jo partive politike. Hiq dorë nga instrumentalizimi i hallkave, si prefekti apo Këshilli Bashkiak”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Buxheti i Bashkise se Tiranes mbetet i bllokuar prej tre muajsh. Buxheti u votua ne Keshillin Bashkiak ne muajin shkurt nderkaq, Prefektura e Tiranes e ka bllokuar ate duke argumentuar se buxheti i miratuar nga Keshilli Bashkiak nuk eshte i qarte ndersa ka kerkuar qe te rishihet fondi per shpronesimet e pronareve, ne pronat e te cileve do te kaloje bulevardi i ri.

Top Channel