Revistat rozë raportojnë prej kohësh se reperi Drake dhe Rihanna prej disa muajsh janë në një lidhje, por vetëm së fundmi janë duke hedhur hapa seriozë në romancën e tyre.

Pas druajtjeve të ditëve të para dhe qëndrimit larg syrit të mediave dhe publikut, së fundmi duket se dy këngëtarët ndjehen më komodë kur shfaqin në publik ‘miqësinë’ e tyre.

Reperi dhe këngëtarja 26-vjeçare nga Barbadosi ndanjë një përqafim në Stapples Center në Los Angeles, në përfundim të ndeshjes së basketbollit mes Los Angeles Clippers dhe Oklahoma City.

Megjithatë ndeshjen çifti kishte zgjedhur ta shihte vecantë, në shkallë dhe radhë të ndryshme, Rihanna e shoqëruar nga një mikeshë e Drake nga një mik.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel