" /> ">

Indianët votojnë sot edhe në Delhi

10/04/2014 00:00

Miliona indianë janë duke votuar në të parën “ditë të madhe” të zgjedhjeve të përgjithshme, që vendosin partinë në pushtet të Kongresit, kundër rivalëve kryesorë opozitarë BJP.

Votimet e së enjtes po zhvillohen për 91 vende në Parlament në 14 shtete të ndryshme, përfshi kryeqytetin Delhi dhe shtetit kryesot të Uttar Pradesh.

Zgjedhjet, që do të kalojnë nëpër 9 faza, nisën ditën e hënë dhe do të përfundojnë më 12 Maj. Numërimi i votave do të nisë më 16 Maj, ndërkohë që më shumë se 814 milionë indianë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Partia Aam Aadmi (Njerëzve të Zakonshëm) e cila ka premtuar luftimin e korrupsionit e që në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar mori një rezultat spektakolar në Delhi, ofron gjithashtu një sfidë të rëndësishme ndaj dy partive kryesore.

Sipas Komisionit Zgjedhor, më shumë se 110 milionë votues priten të hedhin votën e tyre gjatë së enjtes dhe rreth 1/5-ta e Parlamentit me 543 vende do të diskutohet në këtë ditë.

Votime të shpejta janë raportuar në Delhi, Bihar, Kerala dhe Uttar Pradesh, sipas raportimeve, ndërkohë që procesi po zhvillohet edhe në shtetet e Maharashtra, Orissa, Jharkhand, Chhattisgarh dhe Haryana.

Mes votuesve të parë në Delhi kanë qenë edhe anëtarët e familjes Gandhi: presidentja e partisë së Kongresit Sonia, djali i saj dhe zv/presidenti i partisë Rahul, si dhe vajza Priyanka. Herët ka votuar gjithashtu edhe lideri i AAP-së, Arvind Kejriwal.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel