Protestë e socialistëve të Beratit

09/04/2014 00:00

Një përfaqësi e socialistëve të Beratit, drejtues stukturash në seksione dhe grup-seksione kanë organizuar një protestë ndaj deputetëve të majtë të këtij qarku, të cilët sipas tyre kanë humbur kontaktin me bazën.

Përfaqësuesit e strukturave të majta në rajonet e Bashkisë së Beratit u mblodhën duke kërkuar që nëpërmjet medias të dëgjohet zëri i tyre nga të zgjedhurit në parlament.

Feim Ruka, anëtar i PS-së, drejtues në strukturat vendore të Uznovës, anëtarë i Asamblesë në emër të socialistëve u shpreh se që prej 23 qershorit nuk kanë më asnjë kontakt me deputetët e majtë.

Sipas socialistëve deputetët këto kohë e kanë harruar bazën socialiste dhe janë marrë vetëm me emërimet e drejtuesve.

Top Channel