Game of Thrones, sezoni i 4-t bëhet edhe më “hot”

09/04/2014 00:00

Një princ zhvesh një grup prostitutash, nudo njëra pas tjetrës, teksa përpiqet të zgjedhë shoqëruesen e tij për natën.

Duket si një skenë filmash pornografike, por ky ishte episodi i fundit i dramës epike të serialit fantazi “Game of Thrones”, bazuar mbi novelat e George R. R. Martin.

Fillimi i serive të përgjakshme të sezonit të katërt, ditën e hënë, arriti madje të shokonte edhe fansat e tij. Rreth 700 mijë të tillë ishin mbledhur për të parë rikthimin e pritur prej kohësh në “Sky Atlantic”, më 21:00.

Skena me prostituta erdhi vetëm 10 minuta nga fillimi. Ndërkohë që fansat më të rinj të programit, i cili është zhvilluar si një kult, pasi është ndjekur nga shikues të të gjitha moshave, mendohej të ishin duke e parë skenën të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Aktivistët e fushatave publicitare paralajmëruan se kjo skenë mund të bëjë që të rinjtë të kthehen në “të pandjeshëm” ndaj përmbajtjes, duke marrë në konsideratë shokimin dhe influencimin nga sjellja që u shfaq në xhirime.

Miranda Suit, nga “Safermedia”, tha: Ju vajza të reja, çfarë po mësoni nga disa skena të tilla? Që ajo që duan shumica e meshkujve është trupi i tyre dhe zhveshja është mënyra më e lehtë për të fituar vëmendjen e tyre? Kjo dëmton shumë si meshkujt edhe femrat në realitet.

Në Twitter, një përdorues tha: S’mund ta shoh ‘Game of Thrones’. Ka shumë përdhunime dhe vrasje. Ndërsa një tjetër postoi “Betohem se Game of Thrones është thjesht një festival përdhunimesh”…

FOTO GALERI
1/4

Top Channel