Beyonce pozon “topless” duke imituar Marylin Monroe

09/04/2014 00:00

Beyonce, një nga femrat më të famshme të kohës sonë, ka vendosur të imitojë një nga femrat më të famshme të të gjitha kohërave, Marylin Monroe, në një set fotografik për revistën ‘Out’, ku këngëtarja pozon “topless” duke mbuluar me duar gjoksin.

Fotot bardhë e zi tregojnë 32-vjeçaren me një parukë që ngjason me flokët e yllit të viteve ’50.

Edhe pse nëpër revista Beyonce shfaqet gjithmonë me shumë tualet, në jetën e përditshme këngëtarja është shumë e thjeshtë. Të martën ajo postoi në Instagram një foto ku shihet me një fytyrë krejtësisht të pastër.

Edhe në ndeshjet e basketbollit amerikan, Beyonce duket shumë e thjeshtë në krah të bashkëshortit të saj Jay Z.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel