Basha: INSTAT manipuloi studimet. Reagon PS

09/04/2014 00:00

Mbledhjen e grupit me deputetët, kreu demokrat Lulzim Basha e nisi me
ate qe cilesoi tendenca sot ne Europe, ardhja e të djathtës në pushtet,
siç treguan tha ai zgjedhjet ne France dhe Hungari.

Por nese ne cdo vend tjeter, qellimi natyral i opozites eshte ardhja ne pushtet, ne shqiperi tha kreu I partise Demokratike gjashte muaj pas largimit nga pushteti, kjo eshte shnderruar ne mision, pasi cilesoi Qeverine e re, arrogante, te paafte dhe te korruptuar.

Basha analizoi shifrat e deklaruara nga INSTAT vetem pak dite me pare per rritjen ekonomike, ku megjithe manipulimin nga Instituti i Statistikave, tha ai, sektore si turizmi dhe transporti kane pesuar renie drastike.

“Rënie drastike në sektorin në sektorin e transportit është treguesi më i qartë i thellimit të krizës edhe në sektorë të tjerë, që INSTAT tashmë i kontrolluar dhe i manipuluar politikisht nga Kryeministri, mundohet t’i lajë dhe t’i lyejë në favor të qeverisjes së re propagandistike. E zeza e bardhë nuk mund të bëhet se do Rama, as e anasjellta. Nuk qeverisin, vetëm bëjnë propagandë, përdredhin fjalët, përdredhin ndonjë shifër, marrin ndonjë gjë që ua kemi lënë gati ne, i ndërrojnë ngjyrën apo etiketën dhe mundohen ta paraqesin si një arritje të tyre, siç kanë bërë me zyrat e punësimit, apo me tapitë e legalizimeve që Kryeministri Rama ia ka marrë Shabanit tonë dhe i ka bërë të vetat. Shaban Tapia e quante kur ishte në opozitë, tani e quan Edi Tapia”, tha Basha.

Por theksin ne ate qe quajti supermashtrime dhe manipulime te shifrave dhe fakteve te treguesve ekonomike, Basha e vuri tek borxhi. Ndersa Rama kishte deklaruar,- tha kreu – demokrateve,- nje borxh te fshehur 720 milione dollare, auditi nderkombetar qe u kontraktua me nje pagese te majme, tha ai, e nxorri kete shifer 250 milione dollare, por ky raport, deklaroi Basha, nuk u be kurre publik.

“Rritja artificiale e shifrave të borxhit për konsum propagandistik bëhet për të justifikuar dështimet e Qeverisë, dështimet në mbajtjen e premtimeve për shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit dhe për financimin e ekonomisë edhe pasi kjo qeveri ka marrë një borxh të madh në vjeshtën e vitit të kaluar dhe përgatitet të marrë një hua të re të madhe këtë vit. Me fjalë të tjera, sa më shumë të dështojë zoti Rama me qeverinë e tij, aq më shumë do të vijë duke e rritur “borxhin e paregjistruar” për t’u thënë shqiptarëve “ne po bëjmë çmos, por kemi gjetur një borxh që nuk na lë të shohim dritë”, tha Basha.

Kreu demokrat iu kujtoi deputeteve te tij per detyrimin e opozites, siç e quajti ai, per t’i bere transparencen çdo qindarke te marre hua dhe te shpenzuar nga Qeveria Rama, deshtimi i së ciles tha ai eshte i sigurtë.

PS: PD e zhyti vendin në papunësi
Teksa ekonomia po rimëkëmbet, opozita ankohet

Pas deklarateve të kryetarit të PD, Lulzim Basha, që akuzonte qeverinë për rrënimin e situatës ekonomike në vend, reagoi Partia Socialiste. Në një deklaratë për shtyp, deputetja Olta Xhaçka tha se ishte Partia Demokratike ajo që e zhyti vendin në papunësi, ndërsa tani që ekonomia po rimëkëmbet, zgjedh të ankohet.

“Për 8 vjet me radhë PD qeverisi duke e zhytur vendin në krizë ekonomike dhe papunës. Teksa 1 milion shqiptarë ishin të papunë, PD i linte ata të pashpresë për punësim. Për 8 vjet me radhë PD premtoi procesin e legalizimit, por asgjë nuk bëri dhe rrodhën dështimet njëra pas tjetrës. Sot, teksa vendi rimëkëmbet, opozita ankohet. Teksa hapen mijëra vende pune, opozita ankohet”, deklaroi Xhaçka. 

Top Channel