Argjentinë , rasti ‘Maria’, 10 të dënuar

09/04/2014 00:00

Një gjykatë në Argjentinë ka dënuar 10 persona, ku dënimi maksimal shkon deri në 22 vite burg, për rrëmbimin dhe shfrytëzimin seksual të një gruaje. Të pandehurit ishin lënë të lirë në vitin 2012, por ata janë gjykuar sërish pasi çështja u çua në apel nga nëna e të rrëmbyerës.

Susana tha se drejtësia është vënë në vend. Maria de los Angeles Veron u zhduk nga qyteti i San Miguel de Tucuman kur ajo ishte 23 vjeçe, por që atëherë nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Femra të tjera kishin bërë të ditur se e kishin parë atë në disa vende, ku ishte detyruar të punonte si prostitutë.
Gjykata dha dënimin me 22 vite burg për 2 vëllezër, ndërsa 7 të tjerët janë dënuar me të paktën 10 vite.

“Unë kurrë nuk do ta gjejë Marias, por drejtësia u vu në vend”, tha e ëma pas dënimit. “Kjo nuk do të thotë se unë nuk do të vazhdojë të kërkojë për të. Do të vazhdojë deri në ditën që të dijë me siguri se çfarë ndodhi me të.

Pasi gjykata i kishte lanë të lirë, në vitin 2012, të akuzuarit, me mijëra persona kanë dalë në rrugët e Tucuma dhe Buenos Aires në shenjë proteste.

Top Channel