SHBA paralajmëron Rusinë

08/04/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara shprehen shqetesimin e thelle për shtimin e
tensioneve në Ukrainën Lindore pasi protestuesit pro-ruse morën nën
kontroll ndertesat e administratës lokale në tre qytete; Donjeck,
Luhansk dhe Karkiv.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i tha homologut të tij rus, Sergei Llavrov- gjatë një bisede telefonike se “cdo përpjekje e Rusisë për të destablizuar do të ketë pasoja të renda”.

Ata biseduan edhe për mundesinë e bisedimeve të drejtepërdrejta gjate 10 ditëve të ardhshme. Te henen, protestuesit e shpallën Donjeckun “Republikë Popullore” dhe kërkuan zhvillimin e nje referendumi më 11 Maj per tu shkeputur nga Ukraina. Zedhenesja e Departamentit amerikan te Shtetit, Xhen Psaki tha se gjate bisedes telefonike me homologun rus, “John Kerry i beri thirrje Rusise qe te denoje publikisht aktivitetet e separatisteve, sabotuesve dhe provokatoreve në Ukrainë”.

Kryediplomati amerikan nënvizoi se “ngjarjet në Ukrainën Lindore nuk jane zhvillime spontane”. Sergei Llavrov- përmes nje artikulli në faqen online te gazetës britanike “The Guardian” mohoi se “Rusia po e destabilizon Ukrainën dhe akuzoi Perendimin për shtimin e pabaze te tensionit”.

Gjithashtu ai paralajmeroi autoritetet ukranase te mos perdorin force kunder protestuesve pro-ruse. Ministria e Jashtme ruse po ndjek me shume vemendje zhvillimet ne Lindje te Ukraines, veçanerisht ne rajonet; Donjeck, Luhansk dhe Karkiv. Presidenti i perkohshem i Ukraines, Oleksander Turcinov i cilesoi zhvillimet ne keta tre qytete, perpjekje te Rusise per ta copetuar vendin, madje ai foli për “valen e dyte” te operacionit rus, për ta destabilizuar Ukrainën, për të rrezuar Qeverine dhe per te penguar zgjedhjet e planifikuar.

Ai anuloi viziten ne Lituani per t’iu pergjigjur situates se re te krijuar. Megjithese zhvillimet ne Donjeck ngjajne me ato ne Krime, ka dallime te medha mes tyre. Në Donjeck ka edhe ukrainas dhe sondazhet tregojne mbeshtetjen per nje vend te bashkuar dhe jo te copetuar. Te henen, NATO ndaloi hyrjen e diplomateve ruse ne seline e saj ne Bruksel.

Top Channel