Paltrow-Martin, divorc me rituale

08/04/2014 00:00

Disa media e kanë pagëzuar ndarjen Paltrow-Martin si divorcin më romantik të të gjitha kohërave, dhe me të drejtë.

Kjo, pasi Gwineth dhe Chris, që javën e kaluar njoftuan divorcin pas 10 vjet martesë, kanë shkuar në Bahamas për ta konkretizuar atë.

Çifti ka shkuar bashkë me fëmijët, Apple dhe Moses dhe ka marrë pjesë në një ceremoni madhështore për “purifikimin e shpirtit”.

Rituali është shoqëruar me seanca meditimi të përbashkëta, për të përgatitur sa më mirë dy yjet e showbizit për divorcin. Sipas disa burimeve, mes tyre ka pasur edhe një puthje lamtumire.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel