Jessie J: Do të martohem me mashkull

08/04/2014 00:00

Jessie J ka thënë në vitin 2011 se është biseksuale, por tani këngëtarja ka pranuar se ajo periudhë ka kaluar për të dhe se do të martohet me një mashkull.

“Kam folur hapur atëherë dhe mbështes homoseksualët apo biseksualët. Nuk pendohem për gjërat që kam thënë, por nuk e dija që nga fjalët e mia njerëzit do të dilnin në përfundimin se unë jam lesbike. Jam mërzitur me këtë gjë pasi nuk është aspak e vërtetë”, tha britanikja.

Ajo shtoi se është e sigurtë që do të martohet me një mashkull kur të vijë koha e duhur.

“Jam shumë e ndërgjegjshme që dua të martohem me burrë dhe pikë”, tha Jessie J.

Top Channel