Integrimi, Bushati në Gjermani, Gjosha në Athinë

08/04/2014 00:00

Diplomacia shqiptare po vijon lobimin e fortë në Gjermani në kuadër të
nevojës për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian
këtë qershor.

Pas Kryeministrit Rama, Berlinit zyrtar iu drejtua dje dhe kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati. Ai pritet të zhvillojë një vizitë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Frank Walter Steinmeier. Po kështu, në njoftimin për shtyp theksohet se Bushati parashikon dhe takime të tjera me përfaqësues të lartë të ngarkuar me çështje të BE-së, politikës së jashtme dhe sigurisë.

Ndërkaq, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, u nis dje për një vizitë zyrtare në Athinë. Gjatë kësaj vizite,  ajo do të zhvillojë një takim me Ioannis Tragakis, zëvendëskryetar i parë i Parlamentit dhe kryetar i Komitetit Parlamentar për Çështjet  Europiane. Gjithashtu, ministrja e Integrimit Europian, do të pritet edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas.

Top Channel