Viktor Orban fiton zgjedhjet

07/04/2014 00:00

Kryeministri i Hungarisw, Viktor Orban fitoi një mandat të dytë, pas
zgjedhjeve parlamentare te se dieles. Partia e tij e qendres se djathte
Fidesz mori 45% të votave, pas numerimit te shumices se tyre. Aleanca e
qendres se majte siguroi 25 %, ndersa ajo e ekstremit te djathte “Jobik”
21%.

“Në sajë të përulesise dhe dinjitetit qe na pershtatet, ne mund te themi se te gjithe dyshimet dhe pasigurite u zhduken; Ne fituam. Kjo nuk është vetem nje fitore e pazakonte. Ne kemi siguruar nje fitore te madhe, domethenien e te ciles nuk mund ta rrokim dot kete mbremje”, tha Orban pas fitores.

Rezultati i zgjedhjeve- sipas tij- tregoi se hungarezet duan te qendrojne ne Bashkimin Europian, por me nje qeveri me te forte.

Parashikohet qe partia e tij, Fidesz te marre 135 vende ne parlamentin me 199 deputete. E majta hungareze nuk eshte sheruar plotesisht –sic shkruajne mediat nderkombetare- nga disfata e madhe e vitit 2010, kur Viktor Orban u ngjit ne pushtet me dy te tretat e votave.  Lufta qendrore e ketyre zgjedhjeve ishte ekonomia e vendit.

Mbështetesit e Fidesz thane se fitorja e Orban i dedikohet fuqive te tij drejtuese. Por partite e opozites e akuzuan kryeministrin e Hungarise- gjate gjithe fushates- se po minon demokracine e hungarise; duke reduktuar lirite civile dhe duke demtuar lirine e fjales. Ai kembengul se reforma eshte e nevojshme per te permbushur detyren; crrenjosje e komunizimit dhe ulje e deficitit buxhetor, nen 3 % te Produktit te Brendshem Bruto, qe kerkohet nga BE. Qasja populiste dhe euroskeptike e Orban u provua se eshte popullore ne rradhet e hungarezve. Megjithese opozita e drejtuar nga socialistet, renditet e dyta, pese partite perberese te aleances po planifikojne shkëputjen. “Jobik” do te jete partia e dyte me madhe ne parlamentin e Hungarise. Adoptimi i nje imazhi me te bute ka sjelle rezultatet e para dhe sondazhet tregojne se udheheqesi i saj Gabor Vona eshte politikani me popullor i opozites ne vend.

Top Channel