Pas Ramës edhe Bushati në Gjermani

07/04/2014 00:00

Disa ditë pas vizitës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në Gjermani, një
nga vendet që krahas Holandës është nga më skeptiket për marrjen e
statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian nga ana e Shqipërisë,
edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati do të zhvillojë një
vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të takohet me homologun e tij, Frank
Walter Steinmeier.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se gjatë kësaj vizite parashikohen takime të tjera me përfaqësues të lartë të ngarkuar me çështje të BE-së, politikës së jashtme dhe sigurisë. Gjithashtu, Ministri Bushati do të ketë takime edhe në Parlamentin gjerman.

Gjatë takimeve, do të trajtohen çështje që lidhen me agjendën evropiane të Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe, rajonin etj.

Gjatë vizitës së tij të parë si kryeministër në Gjermani, kreu i Qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel mori prej saj garancinë se Gjermania do ta mbështesë marrjen e statusit kandidat në muajin qershor.

Top Channel