Indi, maratona e zgjedhjeve të përgjithshme

07/04/2014 00:00

Indianët po votojnë në fazën e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat vendosin përballë njëra-tjetrës partinë e Kongresit, në qeveri, dhe atë të nacionalistëve Hindu, BJP, në opozitë.

Votimi që do të kalojë nëpër 9 faza nisi në shtetet veri-lindore të Assam dhe Tripura, si dhe do të përfundojë më 12 Maj. Votat do të nisin të numërohen më 16 Maj.

Më shumë se 814 milionë indianë kanë të drejtë për të votuar në këto zgjedhje, në një vend ku dominon korrupsioni dhe inflacioni tepër i lartë. Një parti anti-korrupsion, AAP, ofron një tjetër sfidë për partitë kryesore.

Aam Aadmi (partia e Njerëzve të Zakonshëm) siguroi një rezultat spektakolar në zgjedhjet lokale në Delhi gjatë vjeshtë së kaluar, duke arritur të fusë kandidatë për të gjithë vendet e Parlamentit, në total 543.

Disa parti më të vogla rajonale janë gjithashtu në garë dhe, nëse asnjë parti nuk arrin mazhorancë të qartë votash, atëherë ato priten të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë.

Maratona e zgjedhjeve në Indi do të zgjasë për më shumë se 1 muaj, për shkaqe sigurie dhe logjistike.

Top Channel