Hagel viziton aeroplanmbajtësen kineze

07/04/2014 00:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ka vizituar aeroplanmbajtësen e parë të Kinës, “Liaoning”, në fillim të vizitës treditore në Kinë.

Zoti Hagel, i cili mbërriti në portin Kingdao nga Japonia, i bie të jetë zyrtari i parë perëndimor që viziton mjetin lundrues. Kina e bleu atë nga Ukraina në vitin 1998 dhe shpenzoi 10 vjet për ta restauruar.

Objekti shihet si një simbol i fuqishëm i ambicjeve të Kinës për të modernizuar marinën e saj, me qëllim ruajtjen e rolit strategjik në rajon.

Fakti që sekretari amerikan i Mbrojtjes është lejuar të hipë në të do të shihet si një shenjë konkrete se dy vendet mund të angazhohen në më shumë operacione ushtarake të përbashkëta, raporton i dërguari i BBC-së në Pekin.

Uashingtoni vazhdimit i ka bërë thirrje Pekinit për më shumë transparencë të shpenzimeve të tij ushtarake.

Autoritetet amerikane thanë se vizita e shefit të Pentagonit në “Liaoning”, në bazën detare Juçi, u bë me kërkesë të palës amerikane dhe zgjati rreth dy orë, vijon raportimi i korrespondentit të BBC.

Për momentin nuk janë publikuar detaje të tjera të kësaj vizite dhe gazetarët që shoqëronin zotin Hagel në Kinë nuk ishin me të gjatë turit në aeroplanmbajtëse.

Anija ishte ndërtuar në vitin 1980 për llogari të marinës sovietike, por nuk kishte përfunduar kurrë. Kur Bashkimi Sovietik ra në vitin 1991, objekti, i cili në atë kohë quhej “Varyag”, mbeti i ankoruar në doqet e Ukrainës.

Top Channel