Dënimi i “xhihadizmit” shqiptar

07/04/2014 00:00

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve miratuan me konsensus
propozimin e disa deputeteve per ndryshimin e Kodit Penal, duke detajuar
ndeshkimin per personat qe marrin pjese ne konfikte te armatosura ne
nje shtet te huaj.

Ndryshimet erdhen pasi disa dhjetera shqiptare u verifikuan si pjesemarres ne luften e Sirise dhe disa te vetequajtur imame u akuzuan per terrorizem, pasi kishin nxitur dhe financuar dergimin e ketyre shqiptareve ne luften e Sirise.

Me ndryshimet qe iu bene Kodit Penal, pjesëmarrja në formacione luftarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet burgim.

Ndersa, kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet burgim.

Ndryshimet ne Kodin Penal nuk lene pa ndeshkuar edhe ata qe organizojne pjesemarrjet ne veprimet luftarake ne nje shtet te huaj. Ata qe nxisin, rekrutojne, stervisin dhe krijojne fonde per nje aktivitet te tille denohen me burgim nga 5 deri në 15 vjet burgim.

Referuar dhe akteve ndërkombëtare, si dhe eksperiencës së ngjashme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ndryshimet ne Kodin Penal dënojne edhe ata persona të cilët, në mënyrë publike me çdo lloj forme apo mjeti bëjnë thirrje për pjesëmarrje në veprime luftarake ose të dhunshme ne nje shtet tjeter.

Top Channel