Gjyqi ndaj dhëndrit të Bin Ladenit

06/04/2014 15:25

Një prokuror amerikan akuzoi në një gjykatë dhëndrin e Bin Ladenin se përdori “fuqinë vrasëse të fjalëve të tij” për të grumbulluar njerëz kundër Shteteve të Bashkuara pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Kështu nisi gjyqi ndaj Sulaiman Abu Ghaith, i cili dikur shërbeu si zëdhënës i Al-Kaedës.

47-vjeçari e konsideron veten të pafajshëm për akuzën e komplotit për vrasjen e amerikanëve.

Një shtetas kuvajtian, Abu Ghaith u ekstradua në Nju Jork nga Turqia gjatë vitit të shkuar.

Prokurorët kanë si pikë të fortë në çështjen e tyre një video, në të cilën Abu Ghaith shfaqet menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit, duke bërë thirrje për xhihad kundër “hebrenjve, të krishterëve dhe amerikanëve”.

Top Channel