“Një i dënuar në krye të CEZ”. Reagon kompania

05/04/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se në krye të Task Forcë të
CEZ në Tiranë ka vendosur një ish të dënuar nga gjykata për shpërdorim
detyre.

Zedhenesja deklaroi se Idajet Buzi eshte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Durres ne vitin 2009 dhe me pas vendimi eshte lene ne fuqi pas 2 vjetesh nga Apeli.  

“Me Edi Ramën, energjia elektrike do u kushtojë vërtet shumë shqiptarëve. Jo vetëm plani që ai ka, për të rritur çmimin, por edhe mënyra se si po e administron CEZ-in. Në një prej posteve më të rëndësishme të kësaj ndërmarrjeje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, është lënë në fuqi, dhe ka marrë formë të prerë dy vite më vonë nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Buzi i dënuar për shkak se, kur ishte përgjegjës turni në doganën e Durrësit, nuk i vilte subjekteve detyrimet tatimore, tanimë është emëruar nga Rama në krye të task forcës së CEZ-it në kryeqytet. Ky emërim tregon edhe një herë se fjalë dhe vetëm fjalë i ka Kryeministri angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i kompanisë për këtë deklaratë.

“CEZ Shperndarje pas verifikimeve te kryera per punonjesin Idajet Buzi informon opinionin publik se deklaratat e sotme te zedheneses se Partise Demokratike jane krejtesisht te paverteta. CEZ Shperndarje i ben thirrje opozites te mos hedhe balte mbi punonjesit e kompanise, e cila edhe pse ka trasheguar borxhe dhe humbje te jashtezakonshme per vite me rradhe, ne keto gjashte muaj po punon me nje impenjim maksimal per te rikthyer sigurine ne furnizimin me energji ne vend dhe per te ulur humbjet ne rrjet. CEZ Shperndarje i ben thirrje opozites te mbeshtese aksionin e nisur per te ndalur vjedhjen e energjise elektrike dhe per te rritur arketimet nga perdoruesit e energjise”, thuhet në reagim.

Top Channel