Merkel përmend Shqipërinë në CDU

05/04/2014 00:00

Në një takim të CDU kancelarja gjermane Angela Merkel përmend edhe takimin e saj të pak ditëve më parë me kryeministrin Rama.

Kancelarja, duke përmendur ndryshimin e madh që ka ndodhur jo vetëm në Europë, deklaroi se ato çka janë realizuar në 100 vjet japin arsye për të votuar sërish CDU-në në zgjedhjet e 25 Majit.

“Cdo brez ka sfidat e tij. Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se  ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Europë. Pastaj përjetuam në vitet 90-të, luftërat e tmerrshme në Ballkan. Këtë javë ishte në takim me mua, Kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri- tjetrin si Kryeministra, me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, cdo gjë është e drejtë. Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë, dhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri/tjetrin. Pa perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor, kjo do të ishte e pamundur, dhe kjo është cka ne kemi arritur, krijuar në vitet e fundit, të dashur miq, dhe kjo është e mrekullueshme”, tha Merkel.

Rama u prit nga kancelarja Merkel në një takim që përfshiu diskutimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, bashkëpunimin dypalësh si dhe gjendjen aktuale në rajonin e Ballkanit.

Top Channel