Esida, vajza energjike e shtëpisë së Big Brother ishte e eleminuara e parë e kësaj jave. E ftuar në Fans Club ajo rrëfeu përvojën e saj në BB dhe të vërtetën e lidhjes së saj me Eraldin.

“Nuk kam takuar të afërmit. Komente nuk kam parë nga ata që kam takuar deri më tani, por edhe po pata unë i mirëpres. Me Eraldin ka ndenjur shumë larg që nga dje”, nis fjalën e saj ajo.

Në javët e para ajo spikati si një ndër banoret lider, si vajzë që mbase do shkonte në netët finale. Por çfarë ndodhi? Mos dalje e Eraldit e ndryshoi atë?

“Nuk ishte as largimi i Eraldit, as unë nuk ndryshova. Mendoj që loja kërkonte dicka tjetër. Atë që nisa unë e pasuan të tjerët. Arditi me katër femrat, Matilda me shtatzëninë  e saj. I njoha të gjitha dhe mendoj se duhej treguar më shumë pjekuri në debate se sa në debate të tipit e lagu s’e lagu. Mbase nuk duhej të bëja reagime të pista”, thotë ajo.

Po lidhja me Eraldin, a ishte vërtetë për lojë?

“Lidhja ishte për lojë dhe unë nuk mendoj që më ka penalizuar Eraldi në lojën time”, thotë ajo.

Gjatë ditëve në krah të Eraldit, nëpër shtëpinë e Big Brother qarkulloi fjala ‘zar’, e nisur fillimisht me shaka prej Esidës dhe më pas e përdorur edhe nga banorët e tjerë.  

“Unë nuk e bëra me dashje atë. Atë e kanë bërë banorët e tjerë. Unë u kam thënë atyre, atë që them unë ju nuk mund ta thoni për Eraldin. Pastaj Eraldi ishte konkurent dhe unë nuk mendoj që do t’i falja atij fitoren”, thotë Esida.

Më tej e eleminuara e kësaj jave këmbëngul se me Eraldin nuk kishte kurrëfarë ndjenjë, por vetëm lidhje për lojë.

“Unë e kam bërë për lojë lidhjen me Eraldin. Kur më ka pyetur Arbana nuk kam takuar asnjë njeri dhe unë me Eraldin që atë ditë kur doli nuk kam folur më. Eraldi nuk më ka pyetur asnjëherë se cfarë kam ndjerë unë për të”, thotë ajo.

I pranishëm në studion e Fans Club së bashku me banorët e tjerë të eleminuar, Eraldi reagon:

Eraldi: Cfarë ke ndjerë për mua? Esida: Nuk ta them.

Rigelsi, një tjetër banorë që ka lënë shtëpinë u kundërvu: “Me aq sa kam parë unë ishte dicka më shumë se një lojë. Po të thuash që e bëra për lojë, del keq vetë jashtë, i bie që nuk ke respekt për veten.

Esida: Unë dola. Jashtë jam tani. Nëse do kisha pak ndjenjë për Eraldin aty brenda, ajo u shua sepse Eraldi doli shumë shpejt. Ndjenja që kisha për Eraldin ishte respekti sepse kujdesej për mua aty brenda dhe ishte shumë i sinqertë.

Komenti përmbyllës i Esidës për të përshkruar reagimet e banorëve pas daljes së saj, pjesa më e madhe e të cilave ishin negative, ishte: “Shumë e lumtur për gjithcka nga komentet e banorëve atje. S’kam cfarë të shtoj as të heq”.

Top Channel