Bush, ekspozitë me piktura të liderëve botërorë

05/04/2014 00:00

Ish-presidenti amerikan George W Bush, i cili pranon se nuk shquhet si piktor, hap të shtunën një ekspozitë publike me më shumë se 24 portrete të pikturuara nga ai, të liderëve botërorë që i ka takuar gjatë kohës që ka qenë president.

Për një president të kritikuar gjatë për të parët e gjërave bardhë e zi, ekspozita e artit të George Bush duket si një zbulim. Penelat delikate kanë zëvendësuar krekosjen e tij të famshme dhe tashmë ai e prezanton veten tërësisht ndryshe.

Në çdo penel duket sikur ai përpiqet të zbusë imazhin publik. Bush nxori në pah ‘Rembrandin’ e tij të brendshëm me këtë galeri thellësisht personale të udhëheqësve të botës, duke u fokusuar në artin e diplomacisë personale. Nëpërmjet këtyre portreteve ai ka shprehur një këndvështrim ndryshe, duke u bazuar në kujtimet a atyre viteve të trazuara të Shtëpisë së Bardhë.

FOTO GALERI
2/4
Merkel

Top Channel