Winslet: Ende më “persekuton” skena nudo e Titanikut

04/04/2014 00:00

Kate Winslet ka pranuar se ende “persekutohet” nga skenat nudo në filmin Titanic. Aktorja fituese e çmimit Oscar, e cila u bë e famshme me interpretimin në filmin e vitit 1997, tha se refuzon të japë autografe në fotografitë ku ajo shfaqet e zhveshur.

“Ende nuk ndihem rehat me disa skena të atij filmi. Njerëzit më kërkojnë që t’i firmos foton ku unë jam nudo dhe nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë. Ende persekutohem nga ajo skenë”, tha aktorja për ‘Yahoo! Movies’.

Disa kohë më parë, 38-vjeçarja ka zbuluar se gjithmonë vjell para se të xhirojë skena të vështira apo sfiduese.

“E kam nga adrenalina dhe stresi. Më duket sikur nuk do ia dal dot mbanë, sikur nuk jam e aftë për të bërë aktoren”, ka deklaruar Winslet.

Top Channel