Të famshmit që sfidojnë vitet

04/04/2014 00:00

Kate Moss, Eva Mendez, Cameron Diaz, Leonardo Di Caprio, Robbie Willams, Ben Affleck, Jude Law etj. Vitet ecin për të gjithë dhe emrat e lartpërmendur janë yjet që sapo kanë mbushur apo mbushin së shpejti 40 vite mbi supet e tyre.

Dikush e tregon më shumë, një tjetër më pak. Dikush ka vënë dorë mbi veten duke rregulluar ndonjë efekt të moshës, të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë natyralë. Por kush e tregon më shumë e kush më pak?

E nisim me duelin mes dy yjeve latine; Penelope Cruz dhe Eva Mendes. E para do të fikë 40 qirinjë më 28 prill, ndërsa e dytë i mbushi më 5 mars.

Thuajse binjake, njëra krejtësisht natyrale, tjetra e ndihmuar pak nga kirurgjia estetike. Cameron Diaz 42 vjeç, ( i mbush më 30 gusht) përballë Gwyneth Paltrow, e njëjta moshë (i mbush më 27 shtator).

Një ‘duel’ mashkullor. Ben Affleck përballë Jude Law, që të dy mbushin 42 vjeç së shpejti, i pari me ca kilogramë më shumë, i dyti me ca flokë më pak.

Kur vjen tek moda, vështirë të besosh që Kate Moss është 40 vjeç, apo që Victoria Beckham mbush për pak ditë të njëjtën moshë. Por është e vërtetë, modelja brune fiku 40 qirinj më 16 janar, ndërsa stilistja dhe ish-këngëtarja e Spice Girl i mbush më 17 prill.

Për ta mbyllur me Robbie Williams dhe Leonardo Di Caprio. Në moshën 40-vjeçare që të dy janë ende magnetë për adoleshentet (por edhe për më të rriturat), ashtu si 15 vite më parë.

FOTO GALERI
2/5
Thuajse binjake, njëra krejtësisht natyrale, tjetra e ndihmuar pak nga kirurgjia estetike. Cameron Diaz 42 vjeç, ( i mbush më 30 gusht) përballë Gwyneth Paltrow, e njëjta moshë (i mbush më 27 shtator).

Top Channel