Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Ekonomia amerikane hapi 192 mijë vende të reja pune për muajin mars, një shifër kjo brenda pritshmërive të ekspertëve.
Të dhënat u publikuan nga Departamenti amerikan i Punës. Në deklaratë thuhet se ato janë pasqyrim i indicieve të marra prej ekonomisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës, që në fillim të muajit shkurt.
Megjithë shifrat e kënaqëshme niveli i papunësisë mbetet në 6.7 përqind. Autoritetet amerikane thonë se muajt e dimrit dhe moti i keq ngadalësuan hapjen e shpejtë të vendeve të reja të punës për të mbërritur në nivelin e papunësisë para nisjes së krizës.
Sektorët që krijuan më shumë vende të reja pune për muajin mars ishin sistemi shëndetësor, shërbimet profesionale dhe ato të sipërmarrjes, minierat dhe nxjerrja e naftës e gazit.
Top Channel