Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Kina nuk duhet të vërë në dyshim angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e tyre në Azi, si dhe perspektivën e hakmarrjes ekonomike nëse kjo do të ishte e nevojshme për të shkurajuar Pekinin nga përdorimi i forcës, për të siguruar territoret e pretenduara në Azi, sipas mënyrës që Rusia përdori në Krime, bëri të ditur një zyrtar i lartë amerikan, të enjten.
Daniel Russel, përfaqësuesi diplomatik i presidentit Barack Obama për Azinë Lindore, tha se është e vështirë të përcaktosh se cilat janë qëllimet e Kinës në rajon, në lidhje me mundësinë e përdorimit të forcës nga ajo, për të arritur pretendimet e veta.
“Qëllimi kryesor është rritja e presionit ndaj Kinës, në mënyrë që të demonstrojë se ajo mbetet e angazhuar për zgjidhjen paqësore të problemeve”, tha Russel, ndihmës/Sekretar i Shtetit për Azinë Lindore, gjatë një raportimi në Komitetin për Marrëdhëniet e Jashtme, në Senat.
Russel tha se sanksionet hakmarrëse të vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe të tjerët, duhet të kenë një “efekt frikësues ndaj kujtdo në Kinë, i cili mund të mendojë aneksimin e Krimesë si një model për të ardhmen”.
Kjo, edhe për faktin e ndërvarësisë ekonomike të Kinës me Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët e saj në Azi, tha Russel. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei, i pyetur në lidhje me komentet e Russel, tha se ai po ngatërron më kot dy çështje të ndryshme.
“Pa dalluar nëse është problem i Ukrainës apo i Detit të Kinës Jugore, Kina ka shprehur prej kohësh pozicionin e saj. Përse duhet që zyrtari amerikan t’i përmendë këto dy çështje si të kishin lidhje me njëra-tjetrën? Përse duhet t’i thotë këto gjëra në lidhje me Kinën?”, u shpreh Hong gjatë një deklarate informative ditën e premte.
Russel shtoi se, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë një pozicion mbi pretendimet territoriale mes rivalëve në Azinë Lindore, Kina nuk duhet të dyshojë aspak në ndihmën që do të jepte Uashingtoni për të mbrojtur aleatët e tij, nëse do të jetë e nevojshme.
“Presidenti i SHBA-ve dhe administrata e tij janë tepër të vendosur që të nderojnë angazhimet e tyre mbrojtëse ndaj aleatëve tanë”, tha ai.
Për sa kohë që Uashingtoni do të qëndrojë i palëkundur ndaj angazhimeve të tij, që përfshijnë traktatet e mbrojtjes me Japoninë, Filipinet dhe Korenë e Jugut, Russel tha se nuk ka asnjë arsye që pretendimet territoriale mes rivalëve të mos zgjidhen paqësisht.
Top Channel