Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar veprimin e fundit të Izraelit për të anuluar lirimin e të burgosurve palestinez.
Shtëpia e Bardhë e kishte përcaktuar lirimin e të burgosurve si një sfidë për procesin e paqes mes dy vendeve, megjithëse, “dialogu është ende i hapur, përveç ndonjë surprize të mëtejshme, procesi është në fazat e fundit”, ishte shkruar në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Më herët John Kerry deklaroi se negociatat janë në një gjendje kritike, duke shtuar se janë vet palët të cilat duhet të marrin vendime të rëndësishme në funksion të kompromisit.
Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, ka aplikuar në 15 konventa të OKB-së, duke akuzuar Izraelin për neglizhencë dhe mosmbajtje të premtimeve të tij.
Lirimi i mëparshëm i 3 grupeve të të burgosurve palestinezë është parë si një veprim aspak popullor për publikun izraelit, për shkak se shumica e atyre që janë liruar janë dënuar për vrasjen e izraelitëve.
Top Channel