Ministri i Drejtësisë Nasip Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë të cilës është takuar me zyrtarë të lartë.


Gjatë takimit me zv.Prokurorin e Përgjithshëm amerikan, Naço e ka informuar atë për rëndësinë që do të kishte prezenca e FBI-së në trajnime dhe veprime operacionale të përbashkëta, ndërkohë që dy zyrtarët kanë diskutuar për rëndësinë që ka rishikimi dhe plotësimi i marrëveshjeve lidhur me ekstradimet dhe transferimet. 

Ndërkohë gjatë takimit me zv.Sekretarin e Shtetit Ëilliam Broënfield u diskutua për vazhdimësinë e ndihmës që ofron SHBA nëpërmjet programeve të asistencës. Në takimin me  Zv/Asistentin e Sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë,  Naço u inkurajua për të hetuar dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.

Ministri i Drejtësisë zhvilloi po ashtu takim me drejtorin e “Interpol Washington”, me përfaqësues të lartë të DEA-s dhe me kongresmenët Gary Peters dhe Eliot Engel.

Ditën e enjte, ministri Nasip Naço pati një takim me përfaqësuesin e Administratës së Anti-Drogës, DEA, James Soiles, me të cilin ministri ka zhvilluar një bisedim kokë më kokë. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se zoti Naço i ka kërkuar zyrtarit, krijimin e një pranie të DEA-s në Shqipëri. Sipas burimeve, synimi i ministrit është zhvillimi i operacioneve të përbashkëta kundër narkotikëve dhe trajnimi më i specializuar i agjentëve shqiptarë të anti-drogës.

Aktualisht në Shqipëri, misionet e huaja që asistojnë policinë vendase janë amerikani ICITAP dhe europiani PAMECA.

Top Channel