Janukoviç, akuzë për vrasje

04/04/2014 00:00

Viktor Janukovic dha urdhrin të hapej zjarr mbi protestuesit në Kiev
gjatë trazirave të muajit shkurt, vendim ky që rezultoi në dhjetëra jetë
të humbura.

Zyrtaret ukrainas nuk kanë dyshime mbi fajësinë e presidentit të përmbysur. Ata kembengulin gjithashtu se ne planifikimin e sulmit, ish-kreu i shtetit u ndihmua nga agjentet e sigurimit rus.

“Viktor Janukovic leshoi  një urdhër ekzekutiv për të hapur zjarr mbi protestuesit nga data 18 deri ne 20 shkurt. me ndihmen e agjenteve ruse, ai perdori vrases me pagese e persona te ngarkuar me detyren e rrembimeve ne menyre qe te terrorizonte kundershtaret politike”, tha Arsen Avakov, ministër  i Brendshëm i Ukrainës.
 
Te gjitha keto, sipas Avakovit, u bene me direktiven e Moskes qe donte te dinte cfare po planifikonte NATO-ja ne lindjen e Ukraines.  Ekzekutivi i ri ne Kiev siguron se ka arsye te besoje qe agjentët e Shërbimit Federal Rus të Sigurisë ishin të përfshirë në “planifikimin dhe zbatimin e të ashtuquajturit operacion anti-terrorist” në kryeqytetin ukrainas në fund të shkurtit. nen dyshimin e vrasjes se protestuesve, 12 anetare te forcave speciale te policise u ndaluan se fundi ne Kiev.

Gjate episodeve te dhunshme te disa javeve me pare humben jeten me shume se 100 vete, pjesa derrmuese  e te cileve raportohet te jene vrare me snajper.

FSB-ja apo sherbimi federal rus i sigurise eshte pasuesi i policise sekrete famekeqe KGB, e cila perndiqte kundershtaret politike te regjimit si brenda ashtu edhe jashte kufijve ne kohen e Bashkimit Sovjetik komunist. KGB-ja kishte nje rrjet te fuqishem spiunazhi ne mbare boten dhe vete shefi i Kremlinit, Vladimir Putin e ngriti aty pjesen me te madhe te karrieres se tij perpara shperberjes se Bashkimit Sovjetik ne 1991-shin.

Top Channel