Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Numri i të vdekurve nga virusi “Ebola” në Afrikën Perëndimore ka shkuar në 84 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, më parë, kishte raportuar për 131 persona të prekur me virusin “Ebola” që shkakton ethet hemorragjike, por ai ka evoluar me shpejtësi. Qyteti Guekedou , pranë kufirit me Sierra Leone është edhe zona më e prekur me 57 raste fatale.
Kjo është shfaqja e parë e virusit në Afrikën Perëndimore, tha zëdhënësi i OBSH Tarik Jasharevic, i cili shtoi se po punohet për të gjetur personat të cilët kanë pasur kontakt me viktimat, pasi me shumë mundësi janë infektuar.
“E rëndësishme është që të informojmë popullatën e kësaj zonë, pasi është hera e parë që ata përballen me këtë lloj virusi, ata duhet të dinë më shumë, se si të mbrojnë veten e tyre,” tha Jasharevic.
“Ebola” është një prej viruseve më vdekjeprurëse në botë, duke shkaktuar ethe hemorragjike, të cilat i marrin jetën 90% të personave të të prekur.
Virusi përhapet në gjak, mbyll sistemin imunitar, duke shkaktuar temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve , shoqëruar shpesh edhe me gjakderdhje.
Top Channel