Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Në Athinë ka filluar punimet mëngjesin së premtes një takim informal i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.
Takimi zhvillohet në kuadrin e presidencës greke dhe drejtohet nga shefja për Politikën e Jashtme në BE, Kethrin Eshton. Bëhet fjalë për një konferencë që kryhet një herë në gjashtë muaj dhe që ka marrë emrin “Gymnich”, nga një kështjelle gjermane në të cilën në vitin 1974 është zhvilluar për herë të parë një takim i tipit të tillë me krerët e Ministrive të Jashtme të cdo vendi europian.
Diskutimet do të përqëndrohen kryesisht në çështjet që lidhen me Europën Jugore dhe Lindore, nën fokusin e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe Rusi.
“Siç e dini është një takim informal i ministrave. Ndërsa do të fokusohemi vecanërisht tek fqinjët tanë, duhet të mendojmë me kujdes marrëdhëniet tona të ardhshme me Rusinë dhe partnerët tanë në Lindje”, deklaroi Catherine Ashton, shefe e Politikës së Jashtme të BE.
Gjithashtu në takim do mbahen diskutime për partnerët strategjikë të BE-së, ku do të vlerësohen gjithashtu se si ngjarjet e fundit ndikojnë në këto marrëdhënie shumë të rëndësishme.
“Axhenda e këtij takimi është shumë me peshë dhe shumë serioze. Pika e parë është gjithmonë kriza në vazhdim në Ukrainë dhe gjithashtu korniza strategjike e marrëdhënieve BE–Rusi. Por ne kemi edhe një cështje tjetër të dytë, gjithnjë e përhershme, rajonin tonë jugor që është diçka shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh Evangelos Venizelos, Ministri i Jashtëm grek.
Në ditën e dytë janë të ftuar Ministrat e Jashtëm të vendeve kandidate për integrim në BE, në një takim të përbashkët për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet në politikën e fqinjësisë së BE-së.
Top Channel