Voice of Ukraine, performohet “Suus” nga Rona Nishliu

03/04/2014 00:00

Rona Nishliu, këngëtarja kosovare që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2012”, ka frymëzuar një prej konkurrenteve të “Voice of Ukraine”, e cila zgjodhi versionin anglisht të këngës së saj “Suus”.

Galina Konak mahniti të gjithë trajnerët dhe të pranishmit me aftësitë e saj vokale, duke interpretuar këngën e Rona Nishliut. Audienca u çua në këmbë, ndërsa ajo këndonte, dhe duartrokiti përpara se ta mbaronte këngën.

Këngëtarja kosovare u shpreh krenare në faqen e saj, në rrjetin social Facebook, ku postoi videon e vajzës ukrainase. Ajo shkruante: Uauuu versioni anglisht i “Suus” në “Voice of Ukraine”, krenare.

Suksesi i këngës “Suus” dhe Rona Nishliut në “Eurosong 2012”, duke arritur në vendin e pestë në finale, e bënë atë të njohur përtej Europës.

Top Channel