Venezuela kundër BE-së

03/04/2014 00:00

Qeveria e Venezuelës ka kundërshtuar deklaratat e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, për situatën në vendin amerikano-latin.

Javën e kaluar, Maja Kocijancic, zëdhënësja e Ashton, u shpreh e shqetësuar për masat e marra ndaj kryebashkiakëve dhe deputetëve kundërshtarë të Maduro-s. Caracas-i i ka cilësuar këto fjalë si të pajustifikuara dhe të pa mbështetura.  

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës thuhet se qeveria i ka mbajtur dyert e hapura për të diskutuar në lidhje me protestat që nisën më 12 shkurt, ku janë vrarë të paktën 40 persona.

Ashton u shpreh e shqetësuar për viktimat dhe për arrestimin e studentëve dhe udhëheqësve politikë.
Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës thuhet gjithashtu se Venezuela është e njohur si një vend që i respekton të drejtat e njeriut, të cilat mbështeten nga qeveria e udhëhequr nga Maduro.

Top Channel