Performanca e fundit e James Gandolfini

03/04/2014 00:00

Është publikuar traileri i filmit të fundit me protagonist aktorin e ndjerë James Gandolfini, film që do të shfaqet për herë të parë në fund të këtij viti. Deri tani ky trailer është parë nga rreth 120 mijë persona.

Filmi titullohet ‘The Drop’ dhe në të interpretojnë edhe aktorë si Tom Hardy apo Noomi Rapace. Kjo është performanca e fundit e Gandolfinit para se të ndërronte jetë gjatë pushimeve në Itali vitin e kaluar.

‘The Drop’ ka regjinë e Michael Roskam dhe tregon historinë e Bob Saginovkskit (Tom Hardy), i cili punon si barist në lokalin në pronësi të kushëririt të tij Marv (James Gandolfini), por në të njëjtën kohë është i përfshirë në qarkullimin e parave të pista të mafiozëve të Bruklinit.

Gjatë karrierës së tij Gandolfini ka interpretuar në më shumë se 50 filma, por u bë i famshëm me serialin “Sopranot”, ku luante rolin e një bosi të mafias në Nju Xhersi.

Top Channel