Orlando Bloom, yll në Bulevardin e Famës

03/04/2014 00:00

Orlando Bloom, i shoqëruar nga djali i vogël Flynn, zbuloi të mërkurën yllin e tij në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Aktori britanik, i famshëm për interpretimet e tij në sagat Piratët e Karaibeve dhe Zoti i Unazave, deklaroi se “për një djalë nga Londra, Hollivudi duket si një vend mitik”.

Karriera e Bloom vazhdon e suksesshme pasi do të interpretojë së bashku me Ian McKellen, Cate Blanchett dhe Martin Freeman edhe në pjesën e fundit të sagës ‘The Hobbit’.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel