Ekonomia, rrezik nga ngadalësimi

03/04/2014 00:00

Ekonomia globale mund t`i drejtohet vitesh të tëra rritjeje të dobët dhe
pa një ndërhyrje të guximshme, bota rrezikon të bjerë në grackën e
ngadalësimit ekonomik.

Shefja e Fondit Monetar Nderkombetar, Christine Lagarde profetizoi nje rritje te ekonomise globale me me shume se 3% sivjet dhe vitin pasardhes, por paqendrueshmeria e tregjeve dhe tensionet ne Ukraine, krijojne veshtiresi te reja. Lagarde kerkoi veprim edhe per menaxhimin e inflacionit te ulet ne Eurozone.

“Ekziston nje rrezik ne rritje nga ai qe une e quaj “loë-flacion”, sidomos ne zonen e euros. Nje periudhe potencialisht e zgjatur inflacioni te ulet mund te shtype kerkesen dhe prodhimin e te ndrydhe rritjen dhe punesimin. Sa per ekonomine globale, pergjithesisht shenjat jane pozitive, por pa politika sa duhet ambicioze, bota mund te bjere ne nje kurth afatmesem niveli te ulet te rritjes”, tha Lagarde.

Inflacioni i ulet ne Eurozone eshte shkaktuar nga prania e nje niveli te larte kapaciteti te paperdorur ne ekonomi, qe do te thote se ajo nuk po rritet me te gjithe potencialin e vet per shkak te investimeve me te pakta krahasuar me çfare ndodh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes apo Britani.

Gjithashtu forcimi i euros perballe paundit dhe dollarit qe ne 2012-ten ka ulur koston e importeve, duke detyruar reduktimin e çmimit te mallrave. Frika eshte se inflacioni i ulet ne nivelin 0.5% mund ta demtoje rimekembjen ekonomike te Eurozones permes dobesimit te kerkeses konsumatore per mallra dhe sherbime duke qene se familjet do te preferojne te kursejne e t’i shtyjne blerjet, me bindjen se çmimet do te vazhdojne te bien.

Top Channel