E ardhmja e Britanisë në BE

03/04/2014 00:00

Pasqyra më e saktë e betejës dhe forcës së argumentit në debatin e dytë
publik në Britani organizuar nga BBC për të ardhmen e Britanisë në
Bashkimin Evropian, është sondazhi i publikuar disa minuta pas
përfundimit të tij ku Nigel Farage udhëheqësi i partisë anti-emgiracion
UKIP mposhti zëvendëskryeministrin britanik Nick Clegg me kuotat 69 per
qind me 31 per qind, çka eshte akoma e me thelle se në debatin e disa
ditëve më parë.

Te dy politikanet po perpiqen te mbrojne pozicionet e tyre per avantazhet dhe disvantazhet e qendrirmit te Britanise ne BE. Zv-Kryeministri Clegg tha se eshte “budallallek te mendosh se 485 milione vete ne Evrope do te vinin ne Britani”. Z. Clegg tha se ajo qe kerkonte ai ishte qe te garantohej se ata qe do te vinin ne Britani te zbatonin rregullat dhe te mos shfrytezonin  sistemin e perfitimeve  sociale. Te dy politikanet u perplasen ashper edhe per politiken e jashtme te BE-se ne Siri dhe Ukraiine dhe per Putinin.

Nigel Farage pretendoi se nje shtepi e re lipsete te ndertohet ne cdo shtate minuta  per te perballuar numrin e emigranteve, ne kete debat te dyte publik per te ardhmen e Britanise ne Bashkimin Evropian.

Sipas Farange  shendetesia, arsimimi  dhe komunitetet nuk jane ne gjendje te perballojne politiken britanike te dyerve te hapura. Sipas tij modeli i BE eshte i vjeteruar, dhe ne shkaterrim e siper”.

Lajmi i mire, tha ai eshte se pas dhjete vjetesh Britania nuk do te jete me  ne Bashkimin Evropian. Perballja e dyte mes udheheqesve te partise anti-emigracion UKIP dhe udheheqesit liberaldemokrat, zëvendëskryemeinistri britanik, zhvillohet ne prag te zgjedhjeve per Parlamentin Evropian ne 22 maj. Ne debatin e pare Farange fitoi bindshëm ndaj zëvendëskryeministrit.

Sondazhi i fundit nuk eshte lajm i mire per Qeverine britanike dhe establishmentin aktual politik per rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme per Parlamentin Evropian dhe shtimin eventual te eurodeputeteve qe mund te jene kunder zgjerimeve te ardhshme ne BE.

Top Channel