SHBA, marina teston zjarrfikësin robot

02/04/2014 00:00

Robotë për të luftuar zjarrin, të dizajnuar për t’i bërë ballë
nxehtësisë së lartë, pritet të testohen këtë verë nga Marina e Shteteve
të Bashkuara.

Roboti, që identifikohet me emrin SAFFIR, është realizuar nga inxhinierët e Virginia Tech dhe universitete të tjera amerikane.

Robotët
pritet të performojnë për detyra të ndryshme si balancim, ndryshim i
valvulave, si dhe marrja e zorrëve të ujit dhe derdhja e tij ndaj
zjarrit. Gjithashtu, ata kanë një sistem vizual për të kërkuar të
mbijetuarit.

“Roboti autonom që ka përmasat e trupit të njeriut
është në gjendje të gjejë dhe neutrlaizojë zjarret në bordet e anijeve
dhe të punojë bashkë me zjarrfikësit”, thuhet në faqen e internetit të
Marinës së SHBA.

Një robot i tillë pritet të jetë në gjendje t’i
bëjë ballë nxehtësisë së lartë për periudha më të gjata se zjarrikësit
njerëz, vijohet më tej në njoftimin online.

Dy versione të
robotit, të bërë nga studiuesit në Virginia Tech dhe nga ata të
universiteteve të Los Anxhelesit dhe Pensilvanisë, do të testohen në
muajt e verës në aeroplanmbajtësen USS Shadwell.

Në disa pjesë
të anijes do të ndizet qëllimisht zjarri për të testuar pajisjet e reja.
një robot do të jetë i gjatë 1.5 metra, ndërsa të tjerët pak më të
gjatë dhe më të avancuar.

Robotët po depërtojnë me shpejtësi në
radhët e ushtrisë amerikane. Agjencia e Studimit të Projekteve të
Avancuara pranë Pentagonit ka realizuar disa modele robotësh luftëtarë
dhe po punon ndërkohë për të pajisur ushtarët me uniforma me materiale
smart.

Top Channel