SHBA, hiqen kufizimet për donacionet politike

02/04/2014 00:00

Një tjetër goditje për ligjet federale zgjedhore vjen nga Gjykata Supreme ditën e mërkurë, e cila ka hequr kufizimet mbi sasinë e përgjithshme të donacioneve që njerëzit mund të japin për fushata të ndryshme politike, qoftë edhe në një sezon të vetëm zgjedhor.

Gjithsesi, gjykata la të paprekur kufizimin aktual prej 5200 dollarësh, sasi që mund të japë 1 person i vetëm për 1 kandidat të vetëm.

Në diskutim ishte fakti nëse amendimet në Aktin Federal të Fushatave Zgjedhore shkelin Amendamentin e Parë të të drejtave të kontribuesve.

Vendimi, i marrë me 5 vota pro dhe 4 kundër, pritet të ketë një impakt të menjëhershëm që në zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongres, në Nëntor, duke shtuar edhe më tepër shpenzimet e jashtëzakonshme që bëhen në arenën politike.

“Kemi arritur në konkluzionin se kufizimet e donacioneve nuk ndikojnë vetëm në interesin për pushtet, gjë të cilën gjykata e pranon si të ligjshme, – tha kreu i trupës gjykuese, John Roberts, duke iu referuar një precedenti të vitit 1976. – Përkundrazi, ato ndërhyjnë pa justifikim në aftësinë e një qytetari për të shprehur aktivitetin më themelor të Amendamentit të Parë”.

Roberts u mbështet nga 4 kolegët e tij konservatorë, ndërkohë që një prej kundërshtuesve, gjykatësi Stephen Breyer, tha se opinioni i përgjithshëm do të mendojë se po krijohen “vakume të mëdha në ligj, që minojnë apo shkatërrojnë atë që mbetet në reformën për financimin e fushatave”.

Top Channel