Lufthansa fik motorrët

02/04/2014 00:00

Për tre ditë rresht, asnjë avion i Lufthanses nuk do të ngrihet nga
pistat e fluturimit, duke sjellë një faturë tepër të lartë financiare në
periudhë afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, rrezikohet deri
edhe e ardhmja e kompanisë ajrore.

Fluturimet ne gjermani per ata qe kane rezervuar nje bilete tek Lufthansa do te jene te sfide e vertete, thote dojce vele. kompania me e madhe ajrore ne vend do te lere ne toke avionet e saj per shkak te presionit te nje pjese te punonjësve, të cilët edhe pse përbëjnë vetëm dhjetë për qind të fuqisë punëtore, i kushtojnë kompanisë rreth 40 për qind të totalit të shpenzimeve për kontributet e pensionit. ne greve eshte sektori i piloteve, prej te cileve varet jeta e shume njerezve por paguhen relativisht mire, me paga vjetore deri ne 250.000 euro.

Ekspertet thone se cdo dite e greves i shkakton linjes ajrore 30-40 milionë euro deme. Lufthansa eshte aktualisht ne konkurrencë të ashpër me kompanite ajrore të financuara nga shteti në Gjirin Persik. Dikur nje linje shteterore, 15 përqind e aksioneve te saj sot u takojnë investitorëve financiarë anglo-saksonë, te cilet të shohin fitimet e tyre.

Por njëmbëdhjetë miliardë euro pagesa per pensionet janë një ngarkesë e madhe, me të cilën nuk ballafaqohen rivale te medhenj te Lufthanës si ‘Emirates,’ apo ‘Etihad’. Arsyeja për këtë grevë madhore te piloteve te Lufthansës është mosmarrëveshja për pensionet kalimtare, per te cilat sindikata e pilotëve kërkon një rritje prej 10 për qind.

Top Channel