Kili, tërmet 8.2 ballë, alarm për cunam

02/04/2014 00:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8,2 balle të shkallës Rihter goditi
Kilin, duke vrarë të paktën 5 persona e duke shkaktuar një mini-tsunami
që detyroi evakuimin e popullsisë përgjatë brigjeve të Paqesorit në këtë
vend.

Autoritetet shpallen tre rajone te veriut zona te fatkeqesise natyrore. Epiqendra e lekundjeve te frikshme te tokes ishte rreth 100 kilometra në veriperëndim të qytetit Ikuike. Termeti kryesor i pasua nga disa goditje tjera, nder te cilat, me e forta u llogarit ne 6,2 balle.

Lartësia e valëve të Paqësorit përgjatë qyteteve bregdetare arriti deri në dy metra, duke shtyre zyrtaret te urdheronin evakuimin e menjehershme te banoreve ne mesin e frikes se dallge te tjera me te fuqishme mund te pasonin me vone gjate dites.

Edhe pse forca e lekundjeve te tokes ishte e madhe, nuk njoftime per deme te shumta. problemin kryesor e perben nje rrëshqitje dheu, e cila ka bllokuar pjesërisht kanë bllokuar disa rrugë dhe autostrada. Presidentja Michelle Bachelet tha se vendi perballet me nje situate emergjence e i beri thirrje qytetareve ne rajonet e prekura te “ruajne qetesine dhe te ndjekin udhezimet e autoriteteve”.

Viktimat e fatkeqesise natyrore kane nderruar jete disa prej mureve qe shembeshin, te tjeret nga nje atak kardiak. Termeti lekundi ndertesat edhe ne Peru e ne La Paz te Bolivise, qe ndodhet 470 km larg Iquique-s. Pas termetit ne Kili, nje alarm per tsunami u leshua për të gjithë bregdetin e Paqësorit në Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut.

Zyrtarët amerikanë sqaruan se nuk ka asnje rrezik te menjehershem nga dallhe te pazakonta ërgjatë brigjeve të Havait, Alaskës, Kalifornisë, Oregonit apo shtetit të Uashingtonit, por serish situata po monitorohet me kujdes.

Kili konsiderohet nje prej vendeve me aktivitetin sizmik me te larte ne bote. Shkurtin e 2010-tes, zonat qendrore dhe jugore te tij u goditen nga nje termet 8,8 ballesh, i cili u pasua nga dallge tsunami qe shkaterruan disa qyteza e fshatra. Me i fuqishmi i dekada te fundit eshte megjithate termeti i vitit 1960, kur rajoni jugor Concepcion u perballe me nje termet te magnitudes 9,5 balle, qe mori 1.655 jete njerezish e shkaktoi tsunami ne Havai dhe Japoni.

Top Channel