Kievi, stërvitje të përbashkët me NATO-n

02/04/2014 00:00

Pas javë të tërash tensionesh me Moskën, Kievi vendosi të organizojë
këtë vit stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet europiane dhe ato
të NATO-s, vendim ky të cilin Rusia mund të mos e presë mirë.

Ligjevenesit ukrainas votuan njerezi te marten ne favor te stervitjeve, pak pasi zyrtaret e aleances atlantiko-veriore hodhen poshte njoftimet se trupat ruse po tërhiqeshin nga kufiri me Ukrainën.

Me 235 vota pro dhe asnje kunder, parlamenti ukrainas lejoi trajnimin bashkëpunues, pavarësisht tensioneve ushtarake me Rusinë. Mbështetja e madhe për këtë veprim pason aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Rusisë në mars dhe njoftimet për grumbullimin e forcave ruse përgjatë kufirit me ukrainen. vota pro lejon pjesemarrjen e njesive nga disa vende te huaja ne tete stervitje, përfshirë ato që i përkasin Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Gjysma e personelit ushtarak do te jete nga Ukraina dhe gjysma nga shtetet e tjera. Qellimi i trajnimit, sipas zyrtareve, eshte përgatitja për mbështetjen e operacioneve ndërkombëtare të paqes. Stërvitjet e përbashkëta pritet të zhvillohen në portin ukrainas te Odeses ne Detin e Zi dhe mund të sjellin forcat ushtarake të BE-së dhe NATO-s shume prane trupave ruse te stacionuara ne Krime.

Moska e sheh NATO-n si aleancë që ka per qellim rrethimin dhe izolimin e Rusisë, thote zeri i amerikes. 28 shtetet anëtare të saj, të cilat tani përfshijnë edhe ish aleatët e Bashkimit Sovjetik, janë pjesë e mbrojtjes kolektive, ku sulmi mbi një vend anëtar cilësohet si sulm ndaj te gjithë aleancës. Nje dite me pare, NATO-ja vendosi pezullimin e cdo bashkepunimi civil e ushtarak me Rusine.

Sekretari i Pergjithshem Ander Fogh Rasmussen e cilesoi aneksimin e Krimese si kercenimin me te madh te sigurise europiane per nje gjenerate te tere, e shtoi se nje veprim i tille, nuk mund te kalohet kaq lehte.

Top Channel