Kerry: Herët të anulojmë bisedimet në L. e Mesme

02/04/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka insistuar se është e parakohshme të anulohen bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës. Kerry deklaroi se në lojë janë shumë mundësi edhe pse një konflikt i mundshëm do të kërcënonte seriozisht përpjekjet për të zgjeruar negociatat.

Ai i bëri komentet pas anulimit të vizitës në Bregun Perëndimor, e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë.

Më herët, Abbas kishte deklaruar se kishte firmosur për t’u bashkuar me disa agjenci të OKB-së dhe të ratifikoi traktatet ndërkombëtare, duke filluar me Konventën e Katërt të Gjenevës.

Drejtuesit e  Organizatës Çlirimtare të Palestinës votuan unanimisht në mbështetje të lëvizjes, e cila është argumentuar si tërësisht e gabuar nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, menjëherë pas njoftimit të presidentit Abbas, Kerry i bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen.

“Është plotësisht e parakohshme për të nxjerrë ndonjë gjykim përfundimtar për vendimin e Abbas. Ky është një proces, i cili kërkon një vëmendje të madhe”, tha Kerry.

Prej javësh Sekretari amerikan i Shtetit po punon që të bind të dyja palët të vazhdojnë negociatat.

Seuli analizon dronin koreano-verior

Korea e Jugut po analizon atë që besohet të jetë një avion pa pilot koreano-verior, i rrëzuar në një ishull kufitar pak pas shkëmbimit të zjarrit të artilerisë të marten me vendin komunist.

Avioni ka rënë në ishullin Baengnyeong pas incidentit që sipas Seulit, u provokua nga Peniani. Autoritetet koreano-jugore nuk do të nxitohen megjithatë në përfundime dhe kanë nisur një hetim për të përcaktuar me saktësi origjinën e mjetit.

Një avion i ngjashëm u gjend në 24 mars në Paju, në jug të zonës së çmilitarizuar mes dy Koreve. Ai ishte i pajisur me kamera të rezolucionit të lartë e kishte fotografuar disa ushtarakë si dhe kompleksin presidencial koreano-jugor.

Philip Morris mbyll filialin në Australi

Philip Morris do të mbyllë linjën e prodhimit të cigareve në Australi. Gjigandi i duhanit ka vendosur të heqë dorë prej fabrikës së tij Morabin, në funksionim prej 60 vitesh tashmë, çka do të çojë në humbjen e dhjetëra vendeve të punës.

Faktor kryesor në këtë vendim janë bërë rregullat e reja për prodhimin e cigareve, të cilat e kthyen në 2012-n Australianë në vendin e parë të botës që detyron paketat të jenë pa ngjyrë e pa logo të kompanisë

Autoritetet lejojnë vetëm imazhet grafike që paralajmerojnë dëmet e shëndetit. Kompleksin e tij të ri, Philip Morris do ta ndërtojë në Korenë e Jugut.

Top Channel