Senati, rikthim të përfitimeve ndaj të papunëve

01/04/2014 00:00

Senati amerikan, i udhëhequr nga demokratët, ka arritur akordin përmes
një votimi me zë gjatë së hënës, për të nisur debatin mbi një
projektligj bipartizan për të rinovuar përfitimet e të papunëve, të
cilave u ka skaduar afati, për më shumë se 2,2 milionë amerikanë.

Veprimi anulon kështu një bllokadë proceduriale të dytë të republikanëve, në po kaq javë, si dhe e çon projektligjin drejt miratimit të parashikuar në Senat, gjatë pjesës së dytë të kësaj jave.

Por, masa e përkrahur nga Shtëpia e Bardhë pritet të ngecë, sapo të mbërrijë në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët.

Kreu i Dhomës, John Boehner, apo republikani më i lartë në Kongres, e ka quajtur projektligjin “jofunksional”, duke cituar shqetësimet e administratorëve të shtetit.

Boehner dhe republikanët e tjerë kundërshtojnë gjithashtu projektligjin, për shkak se ai nuk përmbush kërkesat e tyre, që përfshijnë dispozitat për të krijuar vende të reja pune.

Mbështetësit e legjislacionit në fjalë refuzojnë kritikat dhe theksojnë se lehtësime të tilla emergjente, në të kaluarën kanë marrë mbështetje të fortë nga të dyja palët e Kongresit.

Masa do të rikthente përfitimet ndaj të papunëve për 5 muajt e radhës, pas 28 Dhjetorit, datë kur ato skaduan për njerëzit që rezultojnë të papunë prej më shumë se gjysmë viti.

Top Channel