Rusia tërheq trupat

01/04/2014 00:00

Bashkësia ndërkombëtare reagoi e përmbajtur ndaj njoftimeve për
tërheqjen e trupave ruse në kufirin me Ukrainën. ‘Deri tani nuk kemi
parë ndonjë lëvizje të tille, – deklaroi në Washington, zedhenesi i
Shtepise se Bardhe Jay Carney, – por nëse konfirmohet vërtet, sigurisht
që do të ishte një zhvillim shume pozitiv”.

Qeveria ruse sipas të dhënave të saj ka urdhëruar rikthimin në kazerma të qindra ushtarëve te saj. mediat gjermane thone se vete presidenti Putin informoi permes nje telefonate  kancelaren Angela Merkel mbi urdhrin e tërheqjes së batalionit, hap ky i cilesuar si shenje ctensionimi te situates nga ministri i Jashtem gjerman Frank Walter Steinmeier.

Ukraina, megjithate nuk ndihet e sigurte. Dergimin e ushtareve te Moskes ne kufi ajo e pa si sinjal te qarte kercenimi, e si i tille u perceptua edhe nga vendet perendimore. Per te diskutuar menyrat sesi mund t’i vihet ne ndihme Kievit e si t’i ofrohen garanci te reja aleateve ne Europen Lindore, ministrat e Jashtem te vendeve anetare te NATO-s mblidhen sot ne Bruksel, i pari takim i ketij lloji qe prej krizes diplomatike te shkaktuar nga aneksimi i Krimese.

Ne krye te axhendes se diskutimeve do te jete pezullimi zyrtar i bashkepunimit me Mosken. Nga ana tjeter, do te diskutohet me shefin e diplomacise ukrainase Andriy Deshchytsia mbi menyrat per te mbeshtetur Ukrainen ne reformimin e mbrojtjes. Nder te tjera, do te shihen dhe opsione qe perfshijne krijimin e bazave te perhershme ushtarake ne shtetet balltike. Veprimet e Rusise ne Ukraine kane mbjelle shqetesim edhe ne Estoni, Letoni e Lituani, te gjitha keto vende dikur pjese e Bashkimit Sovjetik gjate Luftes se Ftohte.

Avionet e aleances atlantiko-veriore do te marrin pjese me vone ne patrullime ajrore mbi rajon, nje stervitje rutine kjo qe per shkak te krizes, merr domethenie krejt tjeter. Mjaft shtete te NATO-s si Britania, Amerika dhe Franca ofruan me kete qellim avione luftarake shtese. Nderkohe, ashtu sic ishte paralajmeruar, nga dita e sotme gjigandi rus i energjise Gazprom ka rritur cmimin e gazit per ukrainen ne 385 dollare per 1.000 meter kub, nga 268 qe ishte deri tani. Faturat e papaguara te kievit ndaj moskes sa i takon furnizimit me gaz, llogariten ne 1,7 miliarde dollare.

Top Channel