Rolling Stones, në maj rifillojnë turin

01/04/2014 00:00

Banda Rolling Stones do të rifillojë turin botëror në muajin maj, kur do
të jenë dhe datat e para që pas vdekjes së partneres së Sir Mick
Jagger.

Grupi do të zhvillojë 14 koncerte në Evropë në muajin e ardhshëm, në qershor dhe në korrik, në kuadër të turit “14 On Fire”.

Etapa e parë do të jetë në Oslo të Norvegjisë më 26 maj. Banda anuloi shtatë data në Australi dhe Zelandën e Re pas vdekjes së L’Wren Scott më 17 mars. Policia e Nju Jorkut deklaroi se kishte qenë një vetëvrasje.

Sipas organizatorëve të turit, po bëhet çdo përpjekje për të riprogramuar datat e shtyra në tetor dhe nëntor. Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood performuan për herë të fundit së bashku më 15 mars në Singapor.

Pjesa evropiane e turit aktual të bandës do t’i sjellë ata në “Stade de France” të Parisit më 13 qershor dhe në “Bernabeu” në Madrid, 12 ditë më vonë.

Data të tjera të konfirmuara përfshijnë atë në Lisbonë më 29 maj në festivalin “Rock in Rio”, si dhe atë në Danimarkë më 3 korrik, në festivalin “Roskilde Festival”.

Top Channel